Lajme

Nait Hasani i reagon ashpër Albin Kurtit për krizën energjetike, ia kujton një poezi të Migjenit

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 03 January 2025

Zyrtari i PDK-së, Nait Hasani, i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti për krizën energjetike në Kosovë.

Nait Hasani, kritikës së tij ndaj Kurtit, ia ka bashkangjitur edhe një poezi të Migjenit.

“Kryeministër i Kosovës je. Sot është 03 Janar 2025. Ndërsa ne banorët e fshatërave të komunës së Prizrenit i ndezëm qirinjtë dhe gjeneratorët e pas luftës se ti na kujtove luftën pa drita”, shkruan Hasani.

-Advertisement-

Tutje, Hasani ia ka kujtuar Kryeministrit një poezi të Migjenit.

Postimi i plotë:

Kosova në terr, Albin !!!

Kryeministër i Kosovës je.

Sot është 03 Janar 2025

Ndërsa ne banorët e fshatërave të komunës së Prizrenit i ndezëm qirinjtë dhe gjeneratorët e pas luftës se ti na kujtove luftën pa drita.

Migjeni sot do t’na kishte thënë, kur e lexonim bashk në burgjet serbe

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!

Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!

Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…

E unë të kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.

Nait Hasani, është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, i cili garon me numrin 42, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera