Lajme

Nait Hasani ende po qëndron në Podgoricë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 28 February 2018

U paralajmërua që deputetët e Kuvendit të Kosovës që qëndruan për vizitë në Podgoricë do të arrijnë në Kosovë pasditen e së mërkurës dhe vetëm atëherë mund të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet për ratifikimin e shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Por jo të gjithë deputetët janë nisur për Kosovës, sipas burimeve të ‘Infokusit’,  deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani po qëndron ende në Podgoricë.

Mos kthimi i Hasanit në Kosovë, zvogëlon numrin e deputetëve që kanë paralajmëruar të votojnë demarkacionin. E kështu seanca do të shtyhet për një ditë tjetër.

-Advertisement-

Dje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ishte shprehur i bindur se demarkacioni do të kalojë sot pavarësisht s’kishin vetëm 78 vota pro.//INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera