Lajme

Nagvaci: Për herë të parë të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit do t’i nënshtrohen provimit për licencë

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 03 May 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”.

Ministrja Nagavci tha se me këtë pako të udhëzimeve do të i’u mundësohet që të ketë një vlerësim meritrokatik të performacës së mësimdhënësve e po ashtu edhe avancimin e tyre në karrierë.

Ajo tha se vlerësimi i performacës do të jetë i vazhdueshëm si dhe me këtë pako parashihet edhe provimi shtetëror i të sapo diplomuarve të Fakultetit të Edukimit.

-Advertisement-

“Po e finalizojmë këtë pako të udhëzimeve të bazës ligjore e cila do të na mundësoj që të kemi një vlerësim meritrokatik të performacës së mësimdhënësve e po ashtu edhe avancimin në karrierë të atyre që janë meritor. Rrugëtimi i jonë i përbashkët drejtë BE nuk mund të përparoj pa një mësimdhënie cilësore”.

“Ky projekt e ka pasur përkrahjen nga zyra e BE. Kjo pako ligjore e vë në qendër mësimdhënësin, sistemin e përgatitjes, zhvillimin dhe licencimin e mësimdhënësve sipas dokumenteve të parapara. Do të përfshijë përgatitjen për mësimdhënieje, kualifikimin e mësimdhënësve para shërbimit”.

“Parashihet edhe provimi shtetërorë, që për herë të parë organizohet, ku këtij provimi do t’i nënshtrohen të gjithë të diplomuarit të Fakultetit të Edukimit, pas kalimit të suksesshëm të këtij provimi ata pajisen më licenca. Janë disa faza për sistemin e licencimit në karrierë.  Ne kemi parë licencën e karrierës, licencën e avancuar si dhe licencën e përhershme. Udhëzimi prej sot do të jetë në dëgjim publik. Vlerësimi i performacës do te jetë i vazhdueshëm dhe do të ketë disa faktor dhe kritere që do të ndikoj në përmirësimin e performancës së mësimdhënësve”, tha ajo.

Rektori i Fakultetit të Edukimit Blerim Saqipi tha se vitet e fundit në këtë Fakultet ka rënë interesimi i të rinjve që të studiojnë për mësimdhënie.

Ai tha se kjo iniciativë e Ministrisë, nëse do të implementohet do të jetë një imput për zhvillimin e mësimdhënies.

“Ajo që është duke ndodhur është një rënie me e madhe e  të rinjve që të studiojnë në fakultetin e edukimit. Mendoj që iniciativa e Ministrisë e shohë si relaksim të sistemit. Ne e shohim si një pako që e balancon kontrollin dhe përkrahjen, nëse do të implemntohet mirë besojmë që do të jetë një imput në zhvillimin e mësimdhënies”, tha ai.

Selim Mehmeti nga Instituti Pedagogjik, tha se e rëndësishme është kthimi i besimit, sipas tij, në këtë iniciativë duhet që të përcaktohet qartë roli i komunave, raporton EO.

“Ne kemi pasur një humbje të besimit për vite më radhë dhe na duhet që të fitojmë besimin. Po ashtu duhet të përcaktohet qartë roli i komunës në këtë proces”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera