Lajme

Nagavci refuzon kërkesën e Asociacionit të Komunave: Orët e humbura do të zëvendësohen sipas kalendarit të MASHT-it

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 12 October 2022

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka publikuar përgjigjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për zëvendësimin e orëve sipas orarit që ata kanë propozuar.

Në këtë përgjigje nga ministria thuhet se orët do të zëvendësohen ashtu sic e ka paraparë vendimi i MASHT-it. Pra zëvendësimi do të bëhet në vikend.

“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë Brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, thuhët në përgjgijen e MASHT drejtuar Asociacionit.

-Advertisement-

Nga ana tjetër kërkesë e Asociacionit ishte që orët të mos zëvendësohen në ditët e pushimit duke ofruar edhe disa arsye se pse ky zëvendësim nuk do të ishte efektiv./Gazeta Infokus/

Njoftimi i plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera