Nagavci: Qeveria është e gatshme të negociojë Kontratën e re kolektive
Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 03 January 2023
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur edhe për sfidat e ministrisë që drejton, pasi shumë shkolla kanë refuzuar të kompensojnë orët e humbura gjatë grevës së vitit të kaluar, si dhe për kontratën kolektive, e cila tashmë është shfuqizuar.
“Një nga sfidat në sistemin e arsimit mbetet implementimi i suksesshëm i politikave të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Arsimit. Duke pasur parasysh se sipas Ligjit mbi Arsimin në Komuna është në kompetencë të komunave që të bëjnë mbikëqyrjen dhe të sigurohen që proceset të shkojnë mbarë. Për fat të keq, për shkak edhe të arsyeve politike, jo rrallëherë ka pasur sfida në implementim të legjislacionit”, është shprehur ajo.
Megjithatë, Nagavci ka thënë se vitin e fundit kanë bërë punë shumë të mirë sa i përket plotësimit të infrastrukturës ligjore.
”Janë katër ligje të finalizuara, shumë prej të cilave kanë filluar me dekada më herët dhe nuk kanë arritur të finalizohen dhe një varg i udhëzimeve administrative, por tani duhet të bëhet implementimi i tyre në praktikë. Në këtë linjë, si ministri e Arsimit jemi në finalizim të punësimit të 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi për së paku 20 të tjerë”, ka thënë ministrja.
Sipas saj me këto mekanizma do të sigurohen që në bashkëpunim me partnerët e tjerë të arrijnë që secili të kryejë punën e vet sipas kompetencave dhe përgjegjësive që i ka, përfshirë këtu edhe mbajtjen e mësimit të rregullt ose sigurimin që çdo orë e mësimit të mbahet sipas planifikimit, e jo, siç ka thënë, me shumë lehtësi të merren vendime në nivel të shkollave, qoftë për shkurtim të orëve mësimore apo në rastin më të keq marrja e vendimit për moskompensim të orëve të humbura.
“Në krahasim me shtatorin gjendjen e kemi më të mirë, por është shqetësuese të shihet që me lehtësi merren vendime të tilla”, ka shtuar Nagavci.
Ministrja ka folur edhe për shkëputjen e kontratës kolektive, teksa ka thënë se ekzekutivi është duke punuar që të ketë kontratë kolektive të përgjithshme dhe jo sektoriale.
“Ne kemi dërguar informatën zyrtare te SBASHK-u, por këtë çështje e kemi diskutuar që nga marrja e mandatit sepse kontrata e tillë as nuk mund të konsiderohet valide. Asnjëherë nuk ka qenë e lidhur duke i respektuar kriteret ligjore. Nëse e shihni preambulën e kontratës ajo iu referohet neneve joekzistuese apo ligjeve të shfuqizuara, gjë që nuk e bën valide atë kontratë. Ne, bashkë me informatën zyrtare për këtë çështje, e kemi dërguar edhe ftesën në SBASHK për filluar diskutimet për kontratën e re kolektive dhe këtë e ka përmendur edhe vet kryeministri Kurti, duke thënë se qëllimi dhe orientimi ynë si qeveri është që të kemi kontratë të përgjithshme kolektive e jo vetëm kontrata sektoriale siç ishte në këtë rast kontrata e nënshkruar në kohë të fushatës zgjedhore nga ministri i një subjekti politik”, ka thënë ajo.
Nagavci ka thënë se vullneti dhe gatishmëria e Qeverisë ekziston, por sipas saj SBASHK-u nuk është i interesuar të negociojë kontratë të re.
“Sidoqoftë, besoj se do të reflektojnë sërish dhe do të shohin se është gabim edhe ky qëndrim i tyre”, ka nënvizuar ministrja.
Nagavci: Vlera e koeficientit caktohet së shpejti në Qeveri
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë vlera e koeficientit bazë për mësimdhënësit do të përcaktohet shumë shpejt nga Qeveria.
Ligji për Pagat është miratuar kohë më parë, por deri më tash ende nuk është bërë i ditur koeficienti bazë. SBASHK-u ka deklaruar se nëse koeficienti nuk është mbi 120 euro, do ta kundërshtojë atë.
Megjithatë, ministrja ka thënë se nuk është në kompetencat e saj të përcaktojë këtë koeficient, teksa sipas saj sfidë mbetet ngritja e cilësisë së arsimit në vend.
“Vlera e koeficientit do të përcaktohet shumë shpejt në Qeveri. Nuk është në kompetencat e mia të plota të flasë për këtë, por besoj se koeficientit do të reflektojë edhe rritjen ekonomike. Sektori i arsimit është përfitues i të gjitha ndryshimeve dhe koeficienteve që janë planifikuar në Ligjin e Pagave. Por sfida mbetet ngritja e cilësisë në arsim e jo vetëm koeficientët”, ka deklaruar Nagavci në një intervistë në Lajmet e orës 19:30 në RTK.
Sa i përket grevave në arsim, ajo ka thënë se është mirë që SBASHK-u përfundimisht ka reflektuar dhe e ka deklaruar të mbyllur grevën dhe se tani duhet marrë mësim nga ajo periudhë e humbur.
“Besoj se diskutimet për greva pas gjithë atij mësimi të humbur në vitin e kaluar duhet të jenë të tejkaluara dhe duhet të diskutohet vetëm për mësimet që i kemi marrë dhe për punën që duhet bërë për të kompensuar për aq sa është e mundur humbjet e nxënësve”, ka shtuar ministrja./rtk
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...