Lajme

Nagavci: Po ju kanë mashtruar, por greva s’është zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 13 December 2019

Arbërie Nagavci, anëtarë e VV-së ka thënë se sot fëmijët duhet të ishin në shkollë e mjekët dhe infermierët duke punuar por qeveria e kaluar i ka mashtruar qytetarët me ligjin për paga.

Ajo thotë se ata janë përdorur nga pushteti për nevojat e këtij të fundit kur kishin nevojë të krijonin destabilitet e sipas saj po i përdorin përsëri për po të njëjtat arsye.

“Po ju kanë mashtruar. Me vetëdije, me fjalë shumë e pompozitet ju kanë dhënë një ligj të rrëzueshëm. Ju kanë përdorur për nevojat e tyre atëherë kur ju nevojiteshit për të krijuar destabilitet e po duan t’ju përdorin përsëri për të njëjtin qëllim” shkruan ajo.

-Advertisement-

Ajo përkundër këtij siç e quan ajo mashtrim kërkon nga grevistët që të reflektojnë sepse greva nuk është mjeti i duhur sepse nuk zgjidhet asgjë dhe nuk sillet asnjë rezultat.

“Përkundër mirëkuptimit për pakënaqësinë individuale e sindikale, unë besoj se do të tregoni dinjitet e do të reflektoni. Greva s’është mjeti e as rruga e duhur kësaj radhe, nuk do të zgjidhë asgjë e nuk do të sjellë asnjë rezultat. Të presim krijimin e qeverisë së re, dhe të ulemi së bashku, me transparencë të plotë e dashuri për vendin, të gjejmë zgjidhje të mirë dhe të qëndrueshme”, shkruan Nagavci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera