Nagavci godet mësimdhënësit: Nëse grevojnë, pagat le t’ua paguajë SBASHK-u
Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 07 September 2022
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për çështjen e pagave që së fundi ishte bërë debat lidhur me atë se kush duhet t’i paguajë.
Edhe për këtë javën e kaluar zyrtarët e qeverisë, përfshirë edhe ministrin Murati, kishte thënë se çështja e pagesë së grevistëve është e rregulluar me ligj dhe se pagat duhet të paguhen nga sindikatat.
“Shpresoj shumë që ata do t’i paguajë SBASHK-u sepse për atë arsye mblidhet anëtarësia, se çfarë kuptimi ka që SBASHK-u të merr nga 800 mijë euro, unë besoj që ata e kanë kalkuluar këtë dhe kanë llogaritur që mësimdhënësit që i kanë në greva do t’i kompensojnë me buxhetin e tyre. Po flasim për respektim të legjislacionit dhe specifikisht ligjit për greva i cili thotë se me rastin e organizimit të grevave pushojnë të gjitha obligimet të cilat dalin nga kontrata e punës dhe përmendet decitivisht përfshirë të drejtën për pagesë dhe po është një nen aty me poshtë të cilit po i referohen shumë shpesh thotë se askush nuk ka të drejtë ndëshkoj financiarisht”, tha ajo në RTK.
Nagavci tha se me ligj vlera e koeficientit, nuk është caktuar, por sipas kalkulimeve ai do të jetë 120 euro.
“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, tha ajo.
Ndërsa, potencoi se gjatë javës së ardhshme projektligji për paga do të shkojë në dëgjim publik.
“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik, koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha ajo.
Sipas saj grupi punues i ka marrë për bazë të gjitha rekomandimet e saj duke eliminuar të gjitha kategoritë që ishin lënë anash në projektligjin që ishte miratuar nga qeveria e kaluar.
Të tjera
-
Ministri Maqedonci jep detaje për dronët Bayraktar: Janë dy grupe të trajnuara për përdorim
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dro...
-
A po e refuzon Kurti-Ramën apo Edi-Albinin?
Shkruan: Shenoll Muharremi A është Edi Rama apo Albin Kurti ai që e refuzo...
-
Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës
Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Rober...
-
Tony Blair sot takoi pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka tak...
-
Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e L...
-
Clark: Është më mirë nëse s’e shtyjmë përpara Asociacionin, dy qeveritë t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbi...
-
LAJMI I FUNDIT: Anulohet vizita e Kuchner në Kosovë
Komuna e Prishtinës me një komunikatë për media kanë thënë se është anuluar v...
-
Me ëmbëlsira e të buzëqeshur Kurti e Osmani në disponim të mirë me njëri-tjetrin
Të buzëqeshur e pa tensione janë parë së fundmi kryeministri i Kosovës Albin ...
-
Rama: Nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mundësinë e mbajtjes së mbl...
-
Adixhiku takohet me Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryemini...
-
Vizita ‘acaron’ edhe më tej raportet, deputeti i VV’së: Pa Fatos Nanon s’do kishte Edi Ramë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryeministrit t...
-
Bernard Kouchner të martën vjen në Kosovë
Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Be...