Nacionale publikon përgjime të zyrtarëve të ministrisë së Rozeta Hajdarit: U pagua mall për rezerva shtetërore e malli nuk erdhi
Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 27 July 2023
Gazeta Nacionale sot ka publikuar disa përgjime të zyrtarëve të ministrisë së Rozeta Hajdari në lidhje me rezervat shtetërore në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë.
Në këto përgjime të publikuara, Nacionale ka paralajmëruar duke thënë këto përgjime priten ta çojnë ministren Hajdari në burg.
Teksti i Nacionales:
Të shqetësuar thellë e duke folur vesh më vesh, dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë. Gazetari i Nacionales Berat Buzhala ka siguruar një audio-regjistrim të kësaj bisede, identitetet e të cilëve s’i ka zbuluar, por edhe me intervenim në zë që identiteti i tyre të mos bëhet e ditur.
Gazetari Buzhala e nis duke folur për bisedën e zyrtarëve të MINT teksa shpegon se “Këtu janë nja dy-tre zyrtarë të shtetit të frikësum t’uj fol me njëri tjetrin, t’uj thanë që keq do m’u ba se s’ka ardh malli; na kanë qitë me nënshkru, Rozeta Hajdari, llogaria bankare, Ridvani dallaverxhia”.
Përgjimi nis kështu:
“A: Nuk e di kush na ka pagu, neve s’na kanë lanë, a di qysh, sekreti u kanë prej Ekzekutivit.
B: Na s’jemi shku atje me u deklaru, na veç e (nuk dëgjohet)…
A: Dy vendimet të kryeministrit, plus është një vendim këtu i ZKA-së që thotë se vetëm këta të Departamenti të Rezervës Shtetërore kanë qasje kontrata e n’këto. Pyetja te unë është aty, p.sh qysh i ke pranu? Unë i kom pranu në bazë të komisionit, vendimit të departamentit.
B: Se komisioni s’e ka pranu mallin na kur e kemi paguar”.
Buzhala shpjegon edhe figurn e kyçe në këtë ndodhi: Ridvan Muharremi, pronar i furrës Buk e Zemër rrugën për Gërmi.
“Aty e pret Albini edhe Lajçakun. Aty njerëzit thojnë që Ridvani ia ka bë Albinit edhe liftin e veçantë për me hy në restoran”, shpjegon Buzhala.
Gazetari i Nacionales duke shpjeguar figurën kontroverze të Ridvan Muharremit shpjegon se ky i fundit “po u merrke me një gamë të gjerë të veprimtarive, por në veçanti ishte marrë me importin e grurit në Rezervat Shtetërore”.
Buzhala gjithashtu rikutjon se në rastin e blerjes së grurit në rezervat shtetërore që ishte blerë në Turqi nga një kompani turistike “është pas ble me shumicë më shtrenjtë se sa t’ishte ble me pakicë”.
“Njohësit thonë se këtu janë të përfshimë Besnik Bislimi, Ridvan Muharremi, dhe posaçërisht Albin Kurti”.
Buzhala shpjegon se kompania Xanto, e cila është veçse një start-up polak “nuk merren as me vaj as me sheqer. Veprimtaria e tyre është krejt diçka tjetër” derisa edhe rikujton se kjo marrëveshje ishte bërë nga Zef Deda, një nga njerëzit kryesorë të Rozeta Hajdarit.
Zyrtari që dëgjohet në audio shjegon rastin më signifikativ kur ishte kërkuar që të kryher pagesa prej më shumë se 300 mijë euro për vajin, teksa kishte refuzuar të kryejë pagesën pa u kryer konfirmimi i asaj gjirollogarie banare.“Pa e konfirmu llogarin me shkrim, (paret) nuk ia qes ministre…Kur e pruni me shti ne sistem, e pruni tjetër llogari bankare”, dëgjohet duke thënë zyrtari.
Buzhala shpjegon se kjo ka ndodh vetëm pasi është insistuar nga zyrtari, dhe i është sjellur llogari tjetër bankare nga ajo cila ishte vendosur si e para.
“Ti ministre qat kontratë e ke nënshkru, kqyr se qajo firmë s’ti pru”, thuhet në audio.
Të tjera
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...