Lajme

“Na torturonin me elektroshok në pjesët gjenitale”, ish i burgosuri politik rrëfen përjetimet e rënda

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 22 May 2022

Pjesëtari i grupit të parë që është stërvitur për luftë guerile në Shqipëri, i cili poashtu ka qenë i burgosur politik, Ylber Topalli, i ftuar në një emision, ka folur për të gjitha përjetimet e tij që nga stërvitjet në Shqipëri e deri te Masakra e Dubravës.

Ai ka rrëfyer për torturat më të rënda që iu janë bërë nga forcat serbe, para se të arratisej nga Gjykata e Prishtinës.

Në mesin e këtyre torturave Topalli kujton “elektroshokun” si përjetimin më të rëndë, të cilin serbët ua vendosnin në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan GazetaDemos.

-Advertisement-

“Ndër metodat më të rënda të torturës ka qenë elektroshoku, elektroshoku i improvizuar me tela, i cili na vendosej në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë pjesët gjenitale, damarët në qafë, veshët…”, u shpreh ai.

Tutje ish i burgosuri politik tha se më përpara e preferonte vdekjen se sa ballafaqimin me një torturë të tillë.

“Realisht ishte e rëndë, ishte tejet e rëndë, dhe njeriu ballafaqohet më me dëshirë me vdekjen se sa me atë torture”, theksoi Topalli në emisionin n’Demos.

Ndërkaq, pas torturave të tilla, ai ishte dërguar për të dhënë intervistë në Gjykatën e Prishtinës, ku edhe kishte shfrytëzuar rastin të arratisej nga aty.

Mirëpo, edhe pse arriti të arratisej nga Gjykata, derisa po ikte rrugës nga Xhamia e Llapit në Prishtinë, Topalli ishte plagosur rëndë.

Rrëfimin e tij për arratisjen mund ta gjeni në linkun më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera