Sport

“Na mungon BBC-ja”

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 04 November 2017

Zidane shpreson që sa më parë të shohë BBC-në në fushë.

Treshja sulmuese e Real Madridit, Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, e njohur si (BBC), është duke i munguar shumë Zinedine Zidane.

Për shkak të dëmtimeve të shumta, ka kohë që nuk kanë startuar së bashku BBC në sulmin e Los Blancos.

-Advertisement-

“A ju mungon BBC-ja? Natyrisht se na mungon, unë dua t’i kem të gjithë lojtarët e gatshëm. Është problem kur i ke të gjithë gati, por unë preferoj ashtu”, u përgjigj Zidane.

Zidane foli edhe për rikthimin e Bale, duke thënë se ai është shëruar. Por, pavarësisht kësaj, uellsiani nuk do të udhëtojë me Kombëtaren.

“Ai do të qëndroj këtu me ne dhe të punoj pas më shumë se 30 dite jashtë fushe kur u lëndua. Ai nuk do të shkojë në Kombëtare, as nuk do të thirret për ndeshjen e nesërme. Është stërvitur mirë këto dy ditë me ne”, shtoi mes tjerash Zizu.

“Carvajal? Edhe ai është duke u rikuperuar dhe ka bërë dy stërvitje me ekipin. Mendoj se shumë shpejt do të jetë gati, pas Kombëtareve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera