Lajme

“Na jena tu i nimu, ti s’po i nimon – a munesh me folë me Albinin?”, përplasje mes Valon Sylës e Dibran Hoxhës

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 02 December 2024

Në “Pressing” T7, po diskutohet edhe për polarizime shoqërisë, sidomos akuzat që bëhen që dikush është “pro-Serbisë”.

Dibran Hoxha, analist, ka thënë se nuk është e njëjtë sikur kur pushteti i thotë dikujt “pro-Serbisë”, e sikur kur “dikush tjetër e bën ndaj pushtetit”, por ai shton se të dyja kontribuojnë njëjtë.

“Unë pajtohem që kjo nuk e ka peshën e njëjtë, çka mendoj unë është që në diskurs kjo kontribuon njëjtë. Kur ti i thu Albin Serbia, ajo po shkon duke u tensionu”, ka thënë Hoxha.

-Advertisement-

Më pas erdh reagimi i gazetarit Valon Sylës

“Kjo tendenca me kriju polarizimin e skajshëm”, ka thënë Syla.

“A duhet Valon dikush me i ndihmu këtij polarizimi”, pyeti Hoxha.

“Na jemi duke i ndihmu Dibran, sesa po ti s’po i ndihmon. Albini po del po thotë ja jeni me Serbinë, ja me mu”, tha Syla, duke aluduar se gazetarët janë kundër këtij polarizimi. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera