Lajme

“Na e sillni këtu, nxirreni të poshtrin”, familjarët e 8-vjeçarit të vrarë tentojnë të hyjnë në burgun ku ndodhet autori

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 21 November 2021

Familjarët e 8 vjeçarit Mateo Vasiu i cili u vra nga Klodian Çalamani, kanë mbërritur në Burgun e Vlorës ku ndodhet autori.

Ata kanë tentuar që të hyjnë me forcë duke shtyrë portën e hekurit. Në disa momente është dashur ndërhyrja e forcave policore për të sprapsur familjarët të cilët kërkojnë dënim me vdekje të Klodian Çalamanit i cili vrau me kazmë në kokë 8-vjeçarin dhe më pas e groposi në oborr, shkruan Abcnews.

Nëna e 8 vjeçarit kërkoi që autorin ta sjellin para tyre.“Po na qan zemra. Nxirreni të poshtrin. Nxirreni kriminelin. Merrjani jetën, tortura”.

-Advertisement-

“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera