Lajme

Mytaher Haskuka nuk lejohet të hyjë në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 29 June 2018

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk është lejuar nga autoritete serbe të kaloj nëpër Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haskuka përmes një postimi në facebook, shkruan GazetaFokus.

Ai ka shkruar se pas ndalesës nuk i është dhënë asnjë arsyetim përveç urdhrit të kthehet mbrapa.

-Advertisement-

Haskuka ka përmendur edhe vizën e serbëve në Graçanicë e në Gazimestan për festimin e Vidovdanit.

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e tij:

Para pak kohësh qyteti i Osijekut në Kroaci më ftoi në vizitë pune. Edhe pse nuk kam kaluar ka Serbia më shumë se 20 vite, me rekomandim të ambasadës së Kosovës në Kroaci, vendosëm të udhëtonim nga Serbia.

Momentin që arritëm në kufi, policët serb kërkuan që të parkonim veturën dhe të presim. Pasi që na lënë rreth një orë të presim, njëri nga policët u afrua dhe kërkoi që ta shoqëroja deri në zyre.

Aty më tha që e kam të ndaluar hyrjen në Serbi. Kur e pyeta pse, më tha që nuk mund të më tregoj, por që nuk mund të kaloj ka Serbia dhe duhet të kthehem menjëherë prapa dhe që duhet të ndihem me fat ngase kisha mundur të kaloja edhe më keq.

Pasi që na kthyen prapa, vendosëm të shkojmë në Osijek ka rruga e gjatë, kësaj here kah bregdeti edhe pse rruga ishte trefish më e gjatë.

Natën vonë kur arritëm në Osijek, pash lajmet që çetnikët serb festonin humbjen e tyre në Gazimestan. Parollat e njejta të viteve të 90-ta, “Kosova është Serbi” dhe thirrje për mobilizim nga patriarkët ortodoksë serbë për ta kthyer “djepin” e Serbisë.

Çfarë normalizimi me Serbinë?

Në 20 vitetet e fundit, me ndihmën e pushtetareve tanë të korruptuar dhe me bisedime në Bruksel kemi normalizuar fashizmin serb ndaj Kosovës. Ata të diskriminojnë të kthejnë nga kufiri pa arsye, ndërsa ne ju lejojmë demonstrimin me simbole fashiste njerëzve që kanë kryer masakra në Kosovë. Për më keq, fashizmi dhe racizmi serb ndaj Kosovës, u normalizua jo vetëm në Serbi, por edhe në institucionet ndërkombëtare, ashtu si na e vërtetoi edhe vendimi i fundit i FIFA-s, lidhur me simbolin e shqiponjës./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera