Lajme

Myta e Shaqa në garë të ashpër edhe për mbështetjen e diasporës

Autori: Islam Morina 20:57 | 16 November 2021

Gara më interesante në këto zgjedhje u cilësua, ajo ndërmjet Mytaher Hskukës së LVV-së dhe Shaqir Totajt të PDK-së.

Mbështetje të ekuilibruar kanë marrë edhe nga diaspora të dy kandidatët e Prizrenit, shkruan Gazeta Infokus.

Përderisa Mytaher Haskuka i LVV-së, ka marrë 68 vota nga diaspora, Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 53 vota, gjë që nuk lëkund fitoren e tij në Prizren.

-Advertisement-

Në balotazhin e mbajtur më 14 nëntor, fitues doli Shaqir Totaj me 51,01% të votave të fituara apo 27.017 vota, kurse Mytaher Haskuka mori 48,99% të votave, apo 25.942 vota. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera