Sport

Muzaka kërcënon Partizanin e Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 19 October 2017

Futbollisti i KF Skënderbeut, Gjergji Muzaka ka thënë se do të luftojnë vetëm për tre pikë ndaj Partizanit të Beogradit në Europa League

Gjergji Muzaka për shkak të historisë ndërmjet dy vendeve, thotë se ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit është e veçantë.

Por, ai thotë se në këtë ndeshje do të luftojnë vetëm për tre pikë, në mënyrë që të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupeve.

-Advertisement-

“Sa herë përmendet Partizani i Beogradit, në mendjen e të gjithë shqiptarëve vjen emri i Sokol Kushtës për golin e shënuar, edhe për shkak të rivalitetit ndërmjet dy shteteve që e bën më të veçantë këtë përballje. Më e rëndësishme është të arrijmë objektivin si klub, marrja e tri pikëve dhe kalimi i grupeve, që kalon nëpërmjet Partizanit dhe duhet patjetër trepikëshi”, tha Muzaka gjatë konferencës për media, shkruan Panorama Sport.

“Presion? Për të gjithë shqiptarët, është më e veçantë sesa ndeshjet e tjera, por ne si sportistë dhe staf duhet të ruajmë qetësinë dhe profesionalizimin dhe të mos ndikohemi nga ambienti jashtë që na rrethon. Ftoj tifozët që mbështetja të jetë brenda kufirit të lojës së futbollit, pasi ne si shqiptarë e kemi treguar në raste më të mëdha se kjo për lidhjen që kemi me flamurin dhe atdhedashurinë”.

Ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit do të zhvillohet nga ora 20:45 në “Elbasan Arena”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera