Mustafa tregon kush janë fajtoret për mos liberalizimin e vizave
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 19 September 2017
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar dje të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave dhe kandidatët për këshilltarë komunalë nga kjo parti për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti. Ai ka thënë se LDK-ja është e përgatitur që të dalë e para në zgjedhje dhe siç tha ai, të dëshmojë që qeveritë e pazareve nuk qëndrojnë, shkruan sot, gazeta Zeri.
“Po shfrytëzoj rastin t’ju përgëzoj për kandidaturën tuaj për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë komunalë. Jam i bindur se më 22 tetor bashkë do ta kremtojmë fitoren e Lidhjes Demokratike”, ka thënë Mustafa.
Ai zgjedhjet e 22 tetorit i ka konsideruar shumë të rëndësishme, pasi tha se janë zgjedhje në një kohë kur në Kosovë ka shumë punë për t’u bërë. Mustafa tha se vendin po e qeverisin izoluesit e Kosovës dhe se këto zgjedhje do të dëshmojnë që qeveritë e pazareve nuk janë të qëndrueshme.
“Kosova po hyn në këto zgjedhje që për fat të keq vendin po e qeverisin ata që ishin kundër Demarkacionit dhe liberalizimit, ata që menduan që LDK-ja po i rrezikon interesat e tyre dhe ata që janë kreatorët e izolimit të Kosovës. Ne jemi dëshmitarë të shumë akuzave të rrejshme të një propagande të paparë, sidomos të LVV-së, AAK-së dhe Nismës. Andaj ne duhet të luftojmë për të vërtetën”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se në këto zgjedhje do të vendosin se sa gjatë mund të qeveriset vendi nga një koalicion i 22 partive, si dhe nga Lista Serbe, e cila imponon të drejtën e qytetarëve serbë në Kosovë.
“Ne nuk duhet të lejojmë që vendi të qeveriset pa shumicën shqiptare në Parlament. LDK-ja nuk do të lejojë që vendi të qeveriset nga kreatorët e izolimit. Kemi plotësuar 93 nga 94 kriteret për liberalizimin e vizave. Ata që kanë penguar liberalizimin e vizave sot janë në Qeveri dhe një pjesë e tyre në opozitë”, ka deklaruar ai, shkruan Zeri.
Më tutje Mustafa ka kritikuar qeverisjen e lëvizjes “Vetëvendosje” në kryeqytet. Ai gjithashtu tha se LDK-ja u është përmbajtur zotimeve të saj deri më tani, duke mos bërë koalicion me PDK-në dhe duke mos qenë, siç tha ai, të dhunshëm si LVV-ja.
“Unë konsideroj se LDK-ja duhet të fitojë dhe të dalë e para në këto zgjedhje. Ju siguroj që ne mund të fitojmë dhe e konsideroj këtë, sepse ne kemi një organizim të shtrirë në të gjithë vendin, kemi përvoja dhe dije për të zhvilluar. Ne u jemi përmbajtur zotimeve të dhëna që ne nuk bëjmë koalicion me PDK në dhe me ata që ishin të përfshirë në dhunë pa u distancuar nga dhuna dhe ne jemi më të organizuar se LVV-ja”, tha ai.
Kreu i LDK-së më tutje tha se motoja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të jetë “me qytetarët për qytetarët”. “Motoja jonë për zgjedhjet lokale do te jetë me qytetarët për qytetarët”, ka thënë Mustafa./Zeri/.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...