Mustafa thotë se shqiptarët po përndiqen politikisht në Luginë për shkak të flamurit kombëtar
Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 02 March 2021
Presionet politike dhe juridike të Qeverisë në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi janë duke u rritur çdo ditë e më shumë, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.
Mustafa ka publikuar në Tëitter se ka marrë ftesën për një seancë dëgjimore në Gjykatën për Kundërvajtje në Vranjë, e caktuar për datën 25 mars dhe se ai është akuzuar për shkelje të Ligjit për flamurin e Serbisë – më saktësisht, sipas nenit që ndalon shfaqjen e një flamuri të një shteti të huaj, në qoftë se krahas tij nuk qëndron edhe flamuri i Serbisë.
Duke sqaruar arsyen e ftesës nga gjykata për kundërvajtje, Mustafa thotë që më 28 nëntor të vitit 2020, ashtu sikurse edhe në vitin paraprak, në Ditën e Flamurit Shqiptar (festë shtetërore e pavarësisë së Shqipërisë), është shfaqur flamuri shqiptar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.
“Ne e kemi vendimin e Këshillit Kombëtar që flamuri i shqiptarëve në Serbi është ai që ne e shfaqim çdo vit, do të thotë, çdo 28 nëntor, në ndërtesën e Këshillit Kombëtar”, tha Mustafa.
Ai konsideron se nuk e ka shkelur Ligjin për flamurin dhe stemën e Serbisë, ndërkaq në pyetjen se pse mendon kështu, ai ka theksuar:
“Ne e kemi shfaqur flamurin kombëtar të shqiptarëve. E kemi vendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar se ai është flamuri i shqiptarëve në Serbi. Gjithashtu, më duhet të theksoj që i njëjti flamur është edhe flamuri i Republikës së Shqipërisë. Por, gjithsesi, në rast se e shihni në kuptimin ligjor, ju keni hotele dhe se di, se sa kompani tjera që kanë të shfaqura më shumë flamuj, flamuj të botës që mund t’i shfaqin. Ajo që është e kontestueshme është përndjekja e motivuar politikisht përmes atij ligji, gjegjësisht, përmes atij neni të ligjit”, tha Mustafa.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...