Mustafa: PDK ka iniciuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronë, rritja e barrës tatimore po i varfëron qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 17 May 2023
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa përmes një konference për media ka njoftuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka inicuar në Kuvendin e Kosovës ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Mustafa tha se kjo nismë është ndërmarrë pas dyfishimit të faturave të tatimit në pronë për vitin 2023 për pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës.
“Kjo rritje e barrës tatimore erdhi në kohën kur mirëqenia e qytetarëve u rëndua së tepërmi për shkak të rritjes së çmimeve. Pra, në kushtet kur norma e rritjes së çmimeve arriti nivele të papara në historinë e re të Kosovës, ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbetën përgjithësisht të pandryshuara dhe shumë familje rrezikojnë të lëvizin drejt pragut të varfërisë, është absolutisht e papranueshme që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e tatimit në pronë”, theksoi ai.
Në Projektligjin e inicuar nga Grupit Parlamentar i PDK-së, është propozuar pezullimi për një vit i vlerësimit të pronave që është bërë në vitin 2022 nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në mënyrë që tatimi në pronë të mos rritet në këto kushte të rënduara ekonomike.
PDK fton të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë Projektligj.
“Ky ndryshim dhe plotësim i Ligjit 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme do të mundësojë aplikimin e vlerësimeve të pronave dhe faturave tatimore që kanë qenë deri në vitin 2022. Gjithashtu, është propozuar që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të organizojë një proces të ri vlerësimi të pronave të paluajtshme. Vlerësimi i ri i pronave duhet të mbështetet në një proces profesional dhe transparent, ku qytetarët dhe komunat do t’i kenë të qarta metodologjinë dhe kriteret mbi të cilat është bazuar vlerësimi i ri pronave. Po ashtu, përmes kësaj nisme ligjore, kemi propozuar që të obligohet Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që të propozoj amandamentimet e nevojshme ligjore me të cilat ndryshohet pragu i poshtëm prej 0.15% i përcaktuar në nenin 9 të ligjit bazë, në mënyrë që t’ju mundësohet më tepër fleksibilitet komunave që të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit në pronë sipas rrethanave ekonomike. Prandaj, ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i japin mbështetje këtij projektligji”, shtoi ai.
Mustafa i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për vlerësim pozitiv sa i përket kësaj nisme ligjore të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe kjo çështje të adresohet sa më shpejtë që është e mundur.
“Mbështetja e këtij projektligji do të krijojë sado pak lehtësi për qytetarët e vendit që po ballafaqohen me mirëqenie të rënduar dhe do t’i japë mundësi një procesi të ri të vlerësimit të pronave, të bazuar në transparencë dhe në një përfshirje më të gjerë të palëve relevante për vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Çdo tentativë tjetër për të zhvendosur vëmendjen nga ngarkesa e panevojshme që i është vënë qytetarëve të vendit, sikur tendenca për t’i bartur komunave përgjegjësinë e faljes ose jo të 100 eurove, paraqet vetëm një vazhdim të përpjekjeve për manipulim me publikun dhe ikje nga përgjegjësia e veprimeve të palogjikshme dhe të pamatura politike. Kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme, jo të bazuar në hapa ad-hoc siç po vepron Qeveria me projektligjin aktual. Pra, një zgjidhje të strukturuar dhe në favor të qytetarëve të Kosovës”, tha Arben Mustafa.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...