Mustafa: Ne jemi për reforma, PDK-AAK-NISMA për kapje të shtetit
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 17 May 2017
Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, sot në një konferencë, ka thënë se partia që ai drejton janë për reforma, derisa ka thënë se PDK’ja, AAK’ja dhe NISMA janë për kapje të shtetit.
Edhe pse kaluan dy vite e gjysmë qeverisje me ish-partnerin e koalicionit PDK’në, i pari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se koalicioni i krijuar mbrëmë në mesnatë në mes të PDK-AAK-NISMA, janë për kapje të shtetit.
Pos kësaj, Mustafa ka përmendur, siç thotë ai, sukseset e Qeverisë së tij që zgjati 2 vite e gjysmë, derisa mocioni i mosbesimit i krijuar nga opozita e rrëzoi këtë qeveri.
“Edhe këto zgjedhje do të vendosin se e kujt do të jetë ardhmëria e këtij vendi, në duar të kujt do të mbetet ky vend në të ardhmen, a do të jetë në duart e atyre që do të dëshmojnë reforma substanciale, apo të atyre që nuk ju intereson asgjë tjetër përpos kapja e shtetit dhe pushtetit”, ka thënë Mustafa në konferencën e titulluar “Me gruan për zhvillim të qëndrueshëm”, transmeton Gazeta Express.
Mustafa ka potencuar se këto zgjedhje që do të mbahen më 11 qershor, “do të vendosin se do të ecim rrugës së zhvillimit ekonomik apo do të ecim rrugës së rikapjes edhe të njëhershme të këtij shteti që do të ishte dëm i madh për vendin tonë”, ka thënë ai.
“Këto zgjedhje mendoj se po ashtu do të vendosin se a do të hyjmë në rrugën e çlirimit të vendit tonë nga korrupsioni, nga krimi i organizuar apo do t’ju rikthehemi praktikave skandaloze me të cilat për fat të keq jemi ballafaquar dhe të cilat po i kushtojnë dhe do t’i kushtojnë fort këtij vendi”, ka thënë Mustafa në konferencë.
Ndryshe, mbrëmë, pak para mesnatës, PDK’ja ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhorë me AAK’në dhe NISMA’n, për zgjedhjet e 11 Qershorit.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...