Lajme

Mustafa: Mali i Zi në NATO, kontribut për stabilitet në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 28 April 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, pas miratimit në Kuvendin e Malit të Zi të vendimit për hyrjen në Aleancën Veriatlantike (NATO), njofton Klan Kosova.

Më këtë rast, kryeministri Mustafa ka thënë se anëtarësimi përfundimtar i Malit të Zi në NATO do të jetë një sinjal i fuqishëm i triumfit të vlerave euroatlantike në këtë pjesë të Evropës dhe botës, duke dhënë kontribut qenësor në proceset integruese të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Mustafa tha po ashtu, se ky vendim historik për Malin e Zi, do të ketë refleksione pozitive për stabilitetin në rajon dhe më​ gjerë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera