Lajme

Mustafa: LDK i njeh organet e shtetit, edhe presidentin

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 12 May 2017

Kryeministri në largim, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij është institucionaliste dhe i njeh organet e shtetit.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është treguar parimor dhe se ka ndikuar drejtpërdrejtë që deputetët ta nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e qeverisë, transmeton Indeksonline.

Mustafa ka kujtuar se koalicionin me PDK-në e ka bërë sa ka qenë në krye të kësaj partie vet Thaçi. Këto komente ai i ka bërë në rtv 21.

-Advertisement-

“Kam vërejtje të presidenti se nuk ka qenë korrekt dhe parimor. Unë më të e kam berë koalicionin. Ai me ka garantuar se koalicioni do të shkoj deri në fund. Kam informata se ai ka ndikuar drejtpërdrejt tek deputetët qe ta nënshkruajnë mocionin. LDK e njeh institucionin e presidentit. LDK është parti institucionaliste e cila njeh organet”, ka thënë Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera