Mustafa largohet nga rezidenca Rugova, nuk tregon arsyet e vizitës

Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 01 August 2017
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka treguar për arsyet e vizitës së tij në rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.
I pyetur për arsyet e kësaj vizite nga gazetari i Klan Kosovës, Dibran Istrefi që ishte i vetmi që e përcolli ekskluzivisht këtë vizitë, Mustafa ka thënë se “nuk ka zor të tregojë”.
Besohet se vizita e Mustafës ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.
Haradinaj kishte deklaruar pas kësaj vizite përmes një deklarate për media se kishte marrë mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë.
Ai poashtu pati thënë se rezidenca e familjes Rugova mbetet e hapur për tu vizituar nga të gjithë.
Në ndërkohë vazhdimisht ishte raportuar se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë.
Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë di...
-
Aksidenti në Stuttgart, Konsullata e Kosovës publikon numrin emergjent
Disa persona u lënduan, tre prej tyre rëndë, pasi një makinë u përplas me një...
-
Kontrabandimi i barnave përmes aeroportit, pesë të arrestuar – në mesin e tyre edhe dy zyrtarë doganorë
Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim të barnave përmes A...
-
Skuteri bie në pusetën e hapur në Breg të Diellit, raportohet për një të lënduar
Një person raportohet se ka mbetur i lënduar, pasi ra me skuter në një puset ...
-
Mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të asfaltimit, do...
-
Igballe Huduti shpërthèn në lot, tregon historinë më trishtë që i ka ndodhur “Shyqyr sosht nana gjallë me pa”
Aktivistja dhe islamologia Igballe Huduti është ka shpërthyer në lotë gjatë n...
-
Çmimi i qershiave në kulm, çmenden shitësit: Një kg 26 euro
Çmimi i qershiave në Kosovë shihet të kenë shkuar në ‘kulm’, shkruan Gazeta I...
-
Kelmendi: Çështja qenka se a jemi më mirë, apo më keq se në Serbi! Wtf! A, vërtet, po e themi këtë publikisht?!
Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të...
-
Vendosën flamurin e IS*IS-it mbi shtëpi, u caktohet paraburgimi dy të dyshuarve nga Prishtina
Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit Special, ka caktuar ...
-
Strategjia efektive e pushtetit të Kurtit për ta degraduar lirinë e media
Qeverisja pesëvjeçare e Albin Kurtit ka lënë një gjurmë të thellë në degradim...
-
Qeveria e Kosovës për lirinë e shtypit: Ka rënie të standardit të mediave
Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në ...
-
“Më mungon çdo sekondë”, rrëfehet për herë të parë bashkëshortja e policit të vra*rë në Kaçanik
Vrasja e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, më 1 prill, në hyrje ...