Mustafa i kundërpërgjigjet Kryeziut për votat e pavlefshme
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 28 June 2017
Ish deputeti i LDK-së përmes një letre të hapur i ka kërkuar llogari drejtorit të Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziut për shpalljen e votave të pavlefshme.
Letrës së Mustafës, i ishte kundërpërgjigjur edhe Kryeziu përmes një reagimi në Facebook.
Mirëpo, Mustafa sërish ka bërë një reagim duke thënë se shpreson se kjo çështje nuk do të mbetet me kaq si dhe DNV e KQZ por edhe subjektet ta marrin më seriozisht këtë punë.
TE MOS MBETEMI ME VLERESIME FILLESTARE DHE VETEM TE NJE NUMRI TE FLETEVOTIMEVE TE PAVLEFSHME ose SI TE SHPJEGOHET RRITJA E NUMRIT TE FLETEVOTIMEVE TE PAVLEFSHME ?
(Lidhur me pergjegjen e z. Ismet Kreyziu ne letren time te hapur). Duke e falënderuar z. Kryeziu për informatën ( përgjigjen ndaj letrës sime te hapur drejtuar atij dhe KQZ) dhe te dhënat qe ofron ajo shpresoj se kjo çështje nuk do te mbetet me kaq dhe se edhe DnV edhe KQZ , po edhe subjektet ta marrin këtë pune me seriozitet, aq me tepër ku sic thotë edhe z. Kryeziu kjo dukuri e fletevotimeve te pavlefshme është ne rritje po shkon kah 10%, dhe si duket është shume me e shprehur se sa ne Shqipëri për shembull. Duke u pajtuar me z. Kryeziu se një nga problemet kryesore është edukimi i votuesve dhe neglizhenca ;lidhur me këtë e partive politike e do te thoja edhe e shoqërisë civile e sid0mos edhe e KQZ e mediave . Por është e vështire te pranohet fakti se ne këto zgjedhje votuesit janë me pak te përgatitur se ne ato parapraket ( po krijohet një përvoje, ka një mësim, votuesit janë me te ri dhe jo te prirur te bëjnë gabime si et moshuarit) e pra kemi rritje te numrit te fletëvotimeve te pavlefshme! Si te shpjegohet kjo ? Sa i përket vlerësimit lidhur me % e arsyeve qe kane rezultuar me shpallje te votave te pavlefshme, si dhe përjashtimit te prishjes se qëllimshme te votave ( shihet se janë 12% ose rreth 6000 vota ne total, gati një deputet), nuk di se është bere auditimi ? Sa ka qene numrit i e fletëvotimeve qe ka përfshi ky auditim fillestar dhe si janë zgjedhe fletëvotimet për auditim? Nese kemi te themi 5000 vendvotime, athere numrat e vendvotimeve hyjnë ne nje model statistikor dhe prej tyre nxirret një moster e rastit ta zëmë e se paku 248 kutive dhe kësaj i behet auditim i gjithanshëm, ndoshta e forzenik , ne mënyre qe te nxirren konkluza reale. Ndaj shpresoj se edhe DnV, edhe pjesëtaret e tjerë te shoqërisë civile, subjektet politike, institucionet përgjegjëse shtetërore, kësaj here nuk do te mbeten me vlerësime fillestare dhe se do te marrin gjithçka është e nevojshme qe fenomen te trajtohet me seriozitetin e duhur dhe qe ne votimet e ardhme te vjen duke u zvogëluar e jo duke u rritur siç na ndodhi sivjet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...