Lajme

Mustafa: Koeficienti më i vogël se 125 është shkatërrim i ekonomive familjare

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 01 February 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se koeficienti më i vogël se 125 euro është shkatërrim i ekonomive familjare.

Ai ka kritikuar Qeverinë për llogaritjen e koeficientit 105 euro në kohën kur ka inflacion.

“Çmimet janë RRITË deri në kulm, Qeveria e ka DYFISHUAR tatimin në pronë, përkrahje ZERO për qytetarët, tash edhe pagat MINIMALE. Në anën tjetër, Qeveria mbanë QINDRA MILIONA euro të pashpenzuara, në këtë kohë KRIZE”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

“Ministrat e kanë lehtë se pagën, xhipat, naftën, darkat ua paguajnë qytetarët me tatimet e tyre, prandaj nuk e ndjejnë krizën financiare të qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera