LDK-AKR-ALRTERNATIVE

Mustafa: Koalicioni ynë ka guximin e duhur!

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 27 May 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka programin e duhur për zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe rënien e papunësisë.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror Facebook, Mustafa ka shkruar se koalicioni i tij ka njerëz dhe guxim për të arritur objektivat.

“Prioritet i të gjitha prioriteteve për Kosovën është zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe rënia e papunësisë në tregues njëshifror. Koalicioni ynë (LDK-AKR-Alternativa) ka programin e qartë për të arritur këto objektiva. Ka njerëz me dije politike, shkenëcore dhe biznesore. Ka guximin e duhur! IM”

-Advertisement-

Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor. Në garë janë 26 subjekte politike, nga to mbi 530 kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera