Lajme

Mustafa kërkon zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 04 September 2018

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se për një dialog përmbajtjesor dhe në interes të vendit, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se zgjedhjet e reja do të formonin një pozitë dhe opozitë më të fortë, pa Listën Serbe.

“Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë. Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend”, ka shkruar Mustafa.

-Advertisement-

“Është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe; njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për dialog serioz dhe të përgjegjshëm. Jo manipulime për ta ruajtur pushtetin”, ka shkruar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera