Mustafa i PDK-së: Kurti dhe Murati në vend të punës kanë zgjedhur propagandën
Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 08 April 2023
Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
Mustafa tha se Murati ‘paska vazhduar’ me përpjekjet e tij propagandistike për të paraqitur një situatë të lulëzimit të ekonomisë së Kosovës.
“Këtë ‘lulëzim’ të ekonomisë si duket po e sheh vetëm ai dhe kryeministri (Albin Kurti), që në vend të punës si duket kanë zgjedhur propagandën si rrugë më të lehtë për të mbushur mandatin e tyre qeverisës”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.
Mustafa tha se Murati po flet për lulëzim të prodhimit, përderisa sipas tij, norma e rritjes ekonomike prej rreth 3% është më e ulët sesa mesatarja e dhjetë viteve të fundit, ‘ndërsa deficiti tregtar prej 4.3 miliardë euro ka arritur vlerën më të lartë të shënuar ndonjëherë’.
Sa i përket shtimit të vendeve të punës, Mustafa përmendi faktin se publikimi i fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që paraqet matjet zyrtare të punësimit dhe papunësisë (Anketa e Fuqisë Punëtore) mbulon periudhën vetëm deri në Mars 2022.
“Asnjëherë më parë nuk kemi pasur ndalesa të tilla të publikimeve zyrtare për tregun e punës! Punësime të reja mund të ketë pasur, por ato jo domosdoshmërish paraqesin vende të reja të punës, pasi që një pjesë e këtyre punësimeve të reja mund të jenë zëvendësime për ata që po e lëshojnë Kosovën në këtë kohë kur emigrimi ka arritur nivele rekorde. Rreth 107 mijë vetë e kanë lëshuar Kosovën në dy vitet e para në pushtet të kësaj qeverie”, u shpreh ai.
“Për fund, fjala e përdorur më së shumti në postimin e Ministrit të Financave ishte fjala subvencion. Kjo tregon se politika kryesore ekonomike e kësaj Qeverie janë subvencionet, pra shfrytëzimi i taksave të qytetarëve dhe bizneseve për ti dhënë para disa qytetarëve dhe bizneseve, por pa ndonjë ide për të krijuar kushte afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje të standardit të jetesës në vend”, përfundoi Mustafa.
Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili tha se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
Mustafa tha se Murati ‘paska vazhduar’ me përpjekjet e tij propagandistike për të paraqitur një situatë të lulëzimit të ekonomisë së Kosovës.
“Këtë ‘lulëzim’ të ekonomisë si duket po e sheh vetëm ai dhe Kryeministri, që në vend të punës si duket kanë zgjedhur propagandën si rrugë më të lehtë për të mbushur mandatin e tyre qeverisës”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.
Mustafa tha se Murati po flet për lulëzim të prodhimit, përderisa sipas tij, norma e rritjes ekonomike prej rreth 3% është më e ulët sesa mesatarja e dhjetë viteve të fundit, ‘ndërsa deficiti tregtar prej 4.3 miliardë euro ka arritur vlerën më të lartë të shënuar ndonjëherë’.
Sa i përket shtimit të vendeve të punës, Mustafa përmendi faktin se publikimi i fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që paraqet matjet zyrtare të punësimit dhe papunësisë (Anketa e Fuqisë Punëtore) mbulon periudhën vetëm deri në Mars 2022.
“Asnjëherë më parë nuk kemi pasur ndalesa të tilla të publikimeve zyrtare për tregun e punës! Punësime të reja mund të ketë pasur, por ato jo domosdoshmërish paraqesin vende të reja të punës, pasi që një pjesë e këtyre punësimeve të reja mund të jenë zëvendësime për ata që po e lëshojnë Kosovën në këtë kohë kur emigrimi ka arritur nivele rekorde. Rreth 107 mijë vetë e kanë lëshuar Kosovën në dy vitet e para në pushtet të kësaj qeverie”, u shpreh ai.
“Për fund, fjala e përdorur më së shumti në postimin e Ministrit të Financave ishte fjala subvencion. Kjo tregon se politika kryesore ekonomike e kësaj Qeverie janë subvencionet, pra shfrytëzimi i taksave të qytetarëve dhe bizneseve për ti dhënë para disa qytetarëve dhe bizneseve, por pa ndonjë ide për të krijuar kushte afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje të standardit të jetesës në vend”,
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...