Mustafa i drejtohet Haradinajt: Takohemi posa të shërohet Kryeministri, ka zgjidhje për të gjitha çështjet
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 09 August 2020
Isa Mustafa nuk po sheh rrezik të prishjes së koalicionit pasi kanë plasur akuzat publike ndërmjet zyrtarëve të LDK’së e AAK’së në Qeveri. Po paralajmëron takim me Shefin e AAK’së posa të shërohet Kryeministri nga COVID-19. Lideri i LDK’së po thotë se për të gjitha çështjet e hapura ka zgjidhje.
Për të gjitha mosmarrëveshjet në qeverinë LDK-AAK-Nisma i pari i LDK’së thotë se ka zgjidhje.
Mustafa për Express tha se do të ketë takim me partnerët qeverisës posa Kryeministri Hoti të kalojë sfidën me koronavirus, duke vlerësuar se koalicioni është i qëndrueshëm
“Mendoj se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm. Posa të dal Kryeministri në zyrë do të takohemi me partnerët e koalicionit dhe do të shtjellojmë të gjitha çështjet që janë hapur në media. Vlerësoj se nuk ka çështje që nuk mund të rezultojë me zgjidhje dhe me mirëkuptim”, tha Mustafa.
Kryetari i LDK’së po ashtu u shpreh se të gjithë akterët duhet të fokusohen në betejën me pandeminë, kurse në dialog duhet të përfshihet spektri i gjerë politik.
“Të gjithë duhet të fokusohemi në betejën me Covid-19 dhe në rimëkëmbjen ekonomike. Ndërkaq dialogu mund të jetë efektiv nëse arrihet të përfshihet një bazë më e gjerë e forcave politike në këtë proces.”, tha ai.
Ramush Haradinaj ka nisur akuzat ndaj Hotit pasi ky i fundit nuk e mori Selim Selimin në dhomën ku po mbahej takimi në Bruksel me Aleksander Vucicin. Ish-Kryeministri rivalizoi me Shefin e Ekzekutivit aktual kur shkoi në Karaçevë, një ditë pasi forcat serbe shkelën në tokën e Kosovës, dhe kërkoi reagim të institucioneve.
Pas kësaj, Avdullah Hoti, i ktheu përgjigje Haradinajt, duke i thënë se janë të panevojshme shkuarjet në kufi me Serbinë kur gjithçka në atë pjesë është e sigurt. Madje, tha se s’ka nevojë për defilime të tilla.
Sot, ndërkohë, dy ministra të AAK’së kanë lëshuar akuza në drejtim të Shefit të Qeverisë. Meliza Haradinaj-Stublla tha se nuk qëndrojnë pohimet se gjithçka atje është e sigurt derisa demantoi KFOR’in se forcat serbe hyn në territorin kosovar në mënyrë të sinkronizuar. Selimi Selimi vazhdon ankesat ditore ndaj Kryeministrit se është i painformuar se çka po ndodh në dialogun e Brukselit.
Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, reagoi ndaj deklaratave të zyrtarëve të AAK’së, duke thënë se Kryeministri në Kosovë është Avdullah Hoti i cili edhe udhëheq me dialogun.
Të tjera
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...