Lajme

Mustafa: Hoti është larg përpara Kurtit e Veselit

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 16 May 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media ka konfirmuar se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

Siç ka bërë të ditur Mustafa, përcjell Telegrafi, gjatë takimit të Kryesisë së kësaj partie, është diskutuar edhe për disa çështje përgatitore, por edhe për kandidatin për kryeministër.

“Pas bisedave që kam pasur me bashkëpunëtorët, edhe siç e kam thënë para disa ditëve në një tubim në Istog, jam deklaruar se nuk do të jem kandidat për kryeministër. Jam nisur nga vlerësimi që kandidat mund të jenë nënkryetarët e LDK, anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e komunave të suksesshme. Dhe propozimi i tyre dhe i imi është që zoti Abdullah Hoti të jetë kandidat i joni për kryeministër”, ka thënë Mustafa, duke e konsideruar Hotin si shumë punëtor, i cili me përkushtimin më të madh e ka kryer punën e vet si ministër i Financave.

-Advertisement-

Ndërsa në një pyetje të gazetarëve, për një krahasim të kandidatëve për kryeministër të mundshëm të partive tjera, Kadri Veseli dhe Albin Kurti, Veseli ka thënë se “Karshi me ta, Hoti është larg përpara”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera