Lajme

Mustafa godet AAK’në, NISMA’n dhe VV’në: Janë popullistë banalë me kauza të rrejshme

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 29 April 2017

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se kauzat fiktive, popullizmi banal, folklorizmi dhe protagonizmi ditor nuk duhet lejuar që të sfidojnë zhvillimin e vendit. Komentet i bëri në Facebook, duke folur rreth vizitës so sotme në Dragash.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Është mbresëlënës vullneti, përkushtimi dhe vizioni i qartë që banorët e viseve të ndryshme të Kosovës kanë për vendin ku jetojnë dhe për të ardhmen e shtetit.

-Advertisement-

Shumë banorë të Dragashit ishin sot në shënimin e 27 vjetorit të Degës së LDK-së, prej të cilëve pjesa dërrmuese të rinj dhe gra e vajza.

Sot, përuruam edhe fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Dragash-Shishtavec, aks shumë i rëndësishëm rrugor që lidh fshatrat ku jetojnë banorë të komuniteteve të ndryshme dhe mundëson shkëmbime më të lehta me vendbanimet në Shqipëri.

Nuk duhet të lejojmë që kauzat fiktive, popullizmi banal, folklorizmi dhe protagonizmi ditor i disa politikanëve në Prishtinë, të sfidojnë zhvillimin e qyteteve tona duke përfshirë këtë Komunë piktoreske, e cila ka aq shumë potenciale për progres dhe njerëz aq punëtorë e të sinqertë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera