Lajme

Mustafa e Delawie dështojnë ta bindin Bulliqin!

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 09 May 2017

As takimi me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Greg Delawie, nuk arriti t’ia ndërroi mendjen deputetit të Kuvendit të Kosovës Shpejtim Bulliqi, për votimin e Demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ani pse pas këtij takimi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri deklaroi se partia e tij në mënyrë unike do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit, një gjë të tillë e përgenjështori deputeti Bulliqi.

Ky i fundit mohoi për “Gazeta Blic” se ka ndërruar qëndrim karshi marrëveshjes për Demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

-Advertisement-

“Jo”, u përgjigj shkurt deputeti Bulliqi përmes një sms-i dërguar redaksisë.

Bulliqi, ndryshe njihet si një prej kundërshtuesve më të ‘fuqishëm’ të marrëveshjes për Demarkacion. Sipas këtij deputeti, versioni aktual i kësaj marrëveshje është në dëm të vendit.

Ambasadori Delawie, përveç deputetëv nga radhët e LDK-së gjatë ditës së sotme ka takuar edhe një pjesë të deputetëve nga radhët e PDK-së, për t’i bindur që ta votojnë Demarkacionin, por as këta të fundit nuk kanë ndërruar qëndrim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera