Lajme

Mustafa dënon sulmin ndaj Parim Ollurit

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 17 August 2017

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me sulmin e mbrëmshëm që iu bë gazetarit, Parim Olluri.

Mustafa ka cilësuar se është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Ollurit.

Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme. Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës. IM

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera