Lajme

Musmurati fillon shpërndarjen e dollapëve për klasët 1-5 në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 14 February 2023

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar që sot po fillojnë furnizimin me dollape të fëmijëve për klasët e para deri në klasët e pesta.

Ajo ka thënë se në çdo takim me prindërët e fëmijëve të kësaj grupmoshe ka marrë ankesa për peshën e rëndë të çantave.

Sipas një hulumtimi të bërë nga një shkollë fillore e Prishtinës, nxënësi i klasës së parë, që ka peshë trupore rreth 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë.

-Advertisement-

Ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesha fizike që bartin fëmijët nuk duhet të jetë mbi 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve, pra 2.3 kilogramë.

“Pasojat në shëndet prej çantave të rënda janë të mëdha, prandaj edhe kemi reaguar që të ruajmë shëndetin e fëmijëve. Kemi blerë dollapë metalik që i rezistojnë kohës dhe që janë tejet të përshtatshëm për fëmijë. Po fillojmë me shkollat Hasan Prishtina, Ismail Qemaili dhe Naim Frashëri që të vazhdojmë në të gjitha shkollat e Prishtinës. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Musmurati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera