Lajme

Musliu vazhdon t’i përkrah familjet patriotike, shkon në konakun e heroit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 06 July 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se plagët dhe krenaria e luftës sonë të përgjakshme, janë ende të hapura dhe i gjen gjithandej nëpër Kosovë.

Ajo, një plagë dhe një krenari të madhe thotë se e gjeti në Prizren, në konakun e familjes së heroit Skender Rexhepi, plakut të urtë dhe patriot z. Murat Rexhepi, bashkëshortës së tij fisnike znj. Kumrije dhe vajzës së tyre shëmbullore Agnesës dhe djalit qe u burrërua para kohe, Altinit.

“Takimet me familjet e atyre që me heroizëm na e sollën lirinë, janë takime të mbushura me emocione që nuk përshkruhen me fjalë. Jam shumë mirënjohëse për mikpritjen e tyre dhe për frymëzimin që ma dhanë kjo familje dhe të gjitha familjet si kjo. FALEMINDERIT nga zemra. Lavdi Heroit Skender Rexhepi respekt për familjen e tij!”, ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera