Lajme

Musliu: Situata në veri është vepër e Aleksandër Vuçiqit, të përkëdhelurit të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 06 December 2022

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se situata në veri është vepër e Aleksandër Vuçiqit, të përkëdhelurit të Evropës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se strukturat e tij kriminale kanë sulmuar sot zyrtarët e shtetit në disa lokacione në veri.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Kjo është vepra e Aleksandar Vuçiqit – të përkëdhelurit të Evropës!

Strukturat e tij kriminale të quajtura si “mbrojtja civile” e të ushtruara në Qendrën e Spiunazhit në Nish, kanë sulmuar sot zyrtarët e shtetit në disa lokacione në veriun e Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera