Musliu-Shoshi: PDK do t’i fitojë zgjedhjet – qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin për dështimet
Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 22 September 2024
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit
Musliu-Shoshi, ka thënë se qytetarët janë ata që e kanë përjetuar qeverisjen e Kurtit dhe ata do t’ia japin ndëshkimin.
“Qytetarët janë ata që e ndiejnë më së miri qeverisjen e z.Kurti dhe janë ata që do ta japin verdiktin e fundit të kësaj qeverie. Nuk ka as edhe dy vendime që unë të mund t’i numëroj si sukses i kësaj qeverie, marrë parasysh faktin se kemi regres edhe në ekonomi, edhe në miqësi me aleatët tanë, kemi dështim në politikën e jashtme, pra nuk ka as edhe një lëvizje apo vendim pozitiv që ka përjetuar shteti ynë që kjo qeveri ta meritojë edhe një mandat, andaj vlerësoj se qytetarët do të jenë ata të cilët do ta japin ndëshkimin e fundit për të gjitha këto dështime të kësaj qeverie në raport me zhvillimin e vendit”, shprehet ajo.
Ajo thekson se programi i PDK-së është për çdo fushë për të gjithë qytetarët.
“Si PDK jemi në vazhdimësi në takime me strukturat tona, jemi të organizuar që të jemi para qytetarëve tanë me një program final në të cilin do të trajtojmë të gjitha çështjet e politikës së brendshme. po ashtu edhe në shëndetësi, arsim e të gjitha fushat tjera. E po ashtu edhe në politikën e jashtme dhe shumë çështje tjera që jemi duke i trajtuar dhe i kemi pjesë të programit tonë”, potencon Musliu-Shoshi për Gazeta Blic.
Sa i përket koalicioneve të mundshme, deputetja thotë se PDK hyn në zgjedhje për të fituar.
PDK do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve. Nuk hyjmë në zgjedhje me mendimin për të hyrë në koalicione në zgjedhje. Të shohim njëherë rezultatin nga zgjedhjet e datës 9 shkurt dhe pastaj sigurisht që ne kemi organe brenda partisë me të cilat diskutojmë dhe patjetër që merren vendime ashtu siç vlerësohet se është në të mirë të vendit tonë”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi
Të tjera
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...