Musliu – Shoshi: Kurtit i konvenon që në veri të krijohen trazira

Autori: Gazeta inFokus
19:55 | 12 July 2023
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë thirrje për rievaluim të besimit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nëse votuesit besuan në premtimet e saj për mosbashkëpunim me Listën Serbe.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ka interes që të ketë një pjesë të vendit, veçanërisht veriun, në të cilin të krijojnë trazira dhe kriza.
Musliu-Shoshi ka kritikuar veprimet e Kurtit duke i quajtur “metrazha të shkurtë të filmave të tij”.
“Unë mendoj që Albinit i konvenon që të ketë një pjesë të vendit ku gjithmonë krijohen trazira, dhe kjo pjesë e vendit është veriu. Konsideroj që këto janë metrazha të shkurtë të filmave të Albin Kurtit. Sepse çka fitojë Kosova në këta dy muaj, asgjë! Asnjë kërkesë e Kurtit që e ka pasur drejt BE-së dhe kushteve që i ka pasur drejt Serbisë, edhe kushtet që i ka pasur në negociata në dialog, asnjë nuk i është marrë parasysh”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.
Ajo ka theksuar se Kurti nuk ka arritur të fitojë diçka konkrete për Kosovën gjatë dy muajve, duke përmendur se asnjë nga kërkesat e tij drejt Bashkimit Evropian apo negociatave me Serbinë nuk është marrë parasysh.
Sipas saj, Kurti ngjallë militantët dhe simpatizantët e tij në patriotizëm, por pastaj pranon dhe zbaton ato që ka kundërshtuar më parë.
“Krejt këto janë filma të metrazhit të shkurtë, që i bën në vendin tonë, ngjallë një patriotizëm tek militantët dhe pastaj kthehet dhe pranon të gjitha ato që ka thënë se nuk i pranon”, ka thënë deputetja e PDK-së.
“Kurti akuzon se të gjitha qeveritë e kaluara kanë bashkëpunuar me Milan Radojiçiq në të kaluarën. Të gjitha këto bashkëpunime për të cilat Kurti ka fakte, janë organet e drejtësisë që mundet me i dorëzu, nuk është platforma në Kuvend që t’i thotë këto fjalë. Nuk ka nevojë që të flas dhe të akuzojë. Të gjitha akuzat që i ka bërë drejt PDK-së deri sot kanë dalë që janë gënjeshtra dhe janë mashtrime, të cilat i ka përdorur për një tru shpërlaje të elektoratit, që ia ka arritur në fakt”, ka deklaruar tutje ajo.
Sipas saj, nëse një person është votues i LVV-së dhe e ka votuar atë duke besuar në premtimet për mosbashkëpunim me Listën Serbe ose “çetnike” siç ka thënë ajo e ka quajtur Kurti dikur, atëherë duhet të rishqyrtojë qëndrimin e tij ndaj kësaj partie politike.

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...