Lajme

Musliu: Shefi i AKI-së ma konfirmoi se s’kanë lidhje me lajmin skandaloz ndaj dy mediave kosovare

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 25 July 2024

Mbikëqyrësja e Komisionit Mbikëqyrës për AKI-në, ka demantuar informacionet se AKI është e përfshirë në lajmin skandaloz e publikuar nga telvizioni publik, RTK.

Musliu shkruan:

Pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat dhe shkrimet se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së.

-Advertisement-

Të nderuara Media,

Të dashur qytetarë

Si kryetare e Komosionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj mediave Nacionale dhe Pereskop, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal.

Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.

Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!

Çka tha bordi për mbledhjen katër orëshe?

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, në një përgjigjje për Gazetën Nacionale, në lidhje me atë se çka është diskutuar në Mbledhjen e Bordit, janë zotuar se “sapo të jetë gati” e sa më shpejt të jetë e mundur Procesverbali i traskriputar me ato që u thanë në mbledhje do t’i dëgohen Nacionales.

“Te nderuar, Proceverbali i transkriptuar do te ju dergohet sapo te jete gati sa me shpejte qe te jete e mundur. Gjithe te mirat!” – thuhet në përgjigjjen e Bordit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera