Musliu: Rusët e dinë se duke e kritikuar ndërmjetësimin e BE-së, Evropa do ta favorizojë Serbinë në dialog
Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 30 November 2022
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Evropa do ta konsiderojë Serbinë si “viktimë të ndikimit rus” dhe do ta përkëdhelë atë për ta “marrë” në gjirin e saj.
Musliu ka thënë se “Ambasada e Rusisë në Beograd, paska deklaruar se ‘Ndërmjetësimi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi nuk ka të bëjë asgjë me ndërmjetësues të ndershëm’”.
Ai ka thënë se “Kjo ‘cicërimë’ që do ta quaja më shumë ‘kakarimë, ka një taktikë tjetër në prapavijë”
“Rusët e dinë se duke e kritikuar kështu BE-në, Evropa do ta favorizojë Serbinë në dialog. Evropa do ta quajë Serbinë si ‘viktimë të ndikimit rus’ dhe do ta përkëdhelë atë për ta ‘marrë’ në gjirin e saj. Por, Serbia është ajo që është – ortodokse, fanatike pro-ruse. Çdo hap integrues drejt Evropës, do të duhej të ishte i vërtetë, dhe jo si fasadë”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ai ka thënë se përafërsisht kësisoj është Bullgaria. “Në Bullgari, dhe pse është anëtar i BE-së, madje edhe i NATO-s, Rusia ka shumë qendra influencuese, madje edhe parti pro-ruse”.
“Ndryshimi në Serbi do të duhej të bëhej prej së vërteti, duke e ndryshuar mentalitetin. Nuk mund të quhet Vuçiqi proevropian, kur ai ka lindur si politikan i radikalëve të Sheshelit dhe koalicion i Millosheviqit”.
“Paramendojeni, partia e Millosheviqit, krahas partisë së Vuçiqit, në kohën kur kanë qenë në koalicion (1998-1999), ka qenë parti më e moderuar”.
Musliu thotë se “Vuçiqi atëherë, ka qenë pjesëtar i partisë më ultranacionaliste serbe. Ai nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar metoda e tij dhe vet Evropa. Ka ndryshuar kriteri evropian”.
Të tjera
-
Provokojnë serbët, vendosin pamflete kërcënuese: Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska
Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të ...
-
Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë
Presidentja, Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100...
-
Zbulohet varianti i ri i “Covid” që do përhapet me shpejtësi në vjeshtë
Vjeshta po i afrohet dhe me të, varianti i ri i COVID-19, KP.3.1.1, është duk...
-
Tahiri në ShBA kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në pr...
-
KFOR-i bën tërheqjen e disa mjeteve shpëṛthẏese në Kamenicë
Dje rreth orës 11:22, një person nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës ka ...
-
FSK realizoi me sukses ushtrimin fushor në Babaj Bokës dhe Devë
Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R...
-
Shehu publikon pamjet nga punimet në rrugën Junik-Gjeravicë
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka publikuar pamjet nga punimet në r...
-
Rusia dëbon gjashtë diplomatë britanikë
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar gjashtë diplomatë bri...
-
Pas 1 muaji lë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Stoltenberg
Sipas njoftimeve në disa media, shefi i ri i Konferencës së Sigurisë në Mynih...
-
Konferenca Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike po mbahet në Prishtinë
Në Prishtinë dje ka filluar konferenca e tretë ndërkombëtare organizuar n...
-
Evropa përballet me dimër të hershëm, alpet mbulohen me borë
Në disa pjesë të Evropës, veçanërisht në jug, kanë përjetuar nxehtësi të fort...