Lajme

Musliu për pritjet e mërgimtarëve në kufi: Janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh vërshohen me elozhe patetike

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 09 January 2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër kufirin Merdare dhe atë të Kroacisë.

Musliu përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Qeverisë së vendit duke i kërkuar të pyesin pse mërgimtarët po presin kaq gjatë.

“Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike. Qeveri, pyet njëherë ç’janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat.

Pas 9 ore pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufjitë ballkanik????

A janë këto pritje normale apo thjeshtë trajtim çnjerëzor ndaj udhëtarëve dhe kompanive të autobusëve?

A duhet të mbyllim sytë ndaj këtyre kushteve dhe pastaj të reagojmë kur ndodhin tragjeditë???

Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike.

Qeveri, pyet njëherë ç’janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata?

A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë?

Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani?

P.s fotot janë dërguar nga bashkëatdhetaret tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera