Musliu: Në Kosovë po zhvillohet luftë hibride serbe përmes dezinformimit, shembull rasti i sotëm në Graçanicë
Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 21 June 2023
Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se në Kosovë po zhvillohet luftë hibride serbe më së shumti përmes dezinformimit, duke përmendur rastin e sotëm të lëndimit të një protestuesi serb në Graçanicë, i cili mori lëndime duke qëlluar me shqelm një veturë.
Musliu ka thënë se rrjetet sociale dhe, veçmas ato ruse, si telegrami, po përdoren për ta nxitur sa më shumë qytetarin serb në Kosovë që të përfshihet në zhvillime kaotike.
“Lufta hibride serbe në Kosovë zhvillohet më së shumti përmes dezinformimit. Kohën e fundit, rrjetet sociale dhe, veçmas ato ruse, si telegrami, po përdoren për ta nxitur sa më shumë qytetarin serb në Kosovë që të përfshihet në zhvillime kaotike”, ka shkruar Muliu në Facebook.
Eksperti i sigurisë, Musliu tha e “një shembull i tillë ka ndodhur sot pas protestës së serbëve në Graçanicë, ku u tregua vetëm pjesa e parë e kësaj videoje, ku gjoja një protestues serb u lëndua nga përleshjet me Policinë e Kosovës”.
“E vërteta (siç shihet në pjesën e dytë të videos), është se protestuesi serb kishte lënduar këmbën duke goditur një makinë që po kalonte aty afër, e cila pandehet se ka qenë e Policisë se Kosovës, ose makinë e civilëve”, tha Musliu.
Ndryshe, pas arrestimit të serbit Dragisha Milenkoviq, i cili dyshohet për krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), disa qytetarë të komunitetit serbë janë mbledhur sot (e mërkurë) për të shprehur pakënaqësinë e tyre për arrestimin e sotëm të tij në qendër të Graçanicës.
Me këtë rast rruga kryesore Prishtinë-Gjilan u bllokua nga serbët, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër këtij arrestimi.
Të tjera
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...