Lajme

Musliu: Kurti e Osmani do të jenë emra turpi në historinë e Kosovës nëse nuk ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 02 May 2021

Pas deklaratës së ish-gjeneralit të UÇK-së, Hisen Berishës për presidentin kroat i cili thuhet se ka ofruar garancë për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, kanë reaguar edhe partitë opozitare.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë për lajmi.net se krerët e institucioneve të Kosovës e kanë për obligim shtetëror të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së.

“E kanë për obligim shtetëror, kombëtar e moral ta bëjnë një gjë të tillë. Ditën kur u votua Albin Kurti për Kryeministër, pyetja ime për të ka qenë se a do të ofrojë garancë shteti ynë për pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Prandaj kërkoj edhe sot që të garantojnë para Gjykatës si shtet dhe të lobojnë edhe te shtetet mike për të ofruar garancë”, ka thënë Musliu.

-Advertisement-

Në fund, deputetja ka thënë se nëse krerët e shtetit të Kosovës nuk e bëjnë një veprim të tillë, atëherë ‘do të jenë emra turpi në historinë e Kosovës’.

Kujtojmë se ish-gjenerali Hisen Berisha gjatë ditës së sotme ka thënë se shtetet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë, nuk janë kredibile të ofrojnë garancë për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, por këtë duhet ta bëjë Kosova përmes shteteve që mund të garantojnë, duke përmendur këtu Kroacinë, Slloveninë dhe Austrinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera