Lajme

Musliu kujton momentin kur votojë kundër Speciales

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 11 November 2019

Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka kujtuar momentin kur ka votuar kundër Gjykatës Speciale me 3 gusht.

Ajo ka publikuar pjesë nga fjalimi i sajë në seancën e të datës 26 qershor te vitit 2015 kur Kuvendi i Republikës së Kosovës i tha jo Gjykatës Speciale, vendim ky që u shfuqizua me 3 gusht 2015, shkruan gazeta inFokus.

Postimi i Plotë:

-Advertisement-

PJESË NGA TRANSKRIPTI I SEANCËS PLENARE TE DATËS 26 QERSHOR 2015 KUR KUVENDI REPUBLIKËS SË KOSOVËS I THA JO GJYKATËS SPECIAE.

VENDIM KY QE U SHFUQIZUA Me 3 GUSHT2015. ( vota ime ishte kundër Gjykatës edhe me 3 Gusht)
Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
I nderuar Kryeminister,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Masakra e Likoshanit, masakra e Qirezit, masakra e Abrisë, masakra e Izbicës, masakra e Poklekut, masakra e Rezallës, masakra e Vërbovcit, masakra e Çikatovës, masakra e Shtuticës; nëna Rabë që iu vra djali i hasretit Smajli, dy muaj para dasmës dhe ajo sot e kësaj dite lëngon e vetme në shtrat; Shpresa Bajrami që u mor nga duart e nënës dhe që me thonj luftoi deri sa e ekzekutuan, janë vetëm disa nga arsyet pse unë do t’i them JO kësaj gjykate sot.

Falënderimi i takon Zotit dhe Ushtrisë Çlirimtare që popullin tonë e shpëtoi nga shfarosja barbare, pa e anashkaluar asnjëherë edhe ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë, por unë udhëhiqem nga bindja se lirinë nuk na e fali askush, atë e fituam me gjak.

Për këtë liri u masakruan fëmijët 4 ditësh, gjithashtu u masakruan edhe pleqtë 98-vjeçarë.

Për këtë liri e dhanë jetën shumë bijë e bija të këtij vendi, prandaj falënderimi u takon atyre sot.

Para se të vinim sot në këtë takim, mendoj se bashkësia ndërkombëtare fillimisht do të duhej t’i shpallte të pavlefshme e të deshtuara institucionet apo misionet, si UNMIK-u, EULEX-i, ose edhe Tribunalin e Hagës, përndryshe çka na duhet Gjykata Speciale?

Kush ka mbetur pa u gjykuar ende?

U gjykua Grupi i Llapit, Grupi i Dukagjinit, Grupi i Gjilanit, Grupi i Pashtrikut dhe i dhanë vulë në fund edhe me Grupin e Drenicës, që është turpi i drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Nuk mundëm t’i dërgojnë në burgun e Mitrovicës për t’i poshtëruar me gardianë kriminelë për të vuajtur në paraburgim, atëherë ua gatuan gjyqin politik, duke montuar dëshmitarë të rrejshëm e kriminelë, të cilët për ta fituar një azil politik mohojnë dhe e përdhosin lavdinë e kombit të vet.

Unë askënd nga deputetët nuk do ta ftoj as të votoni, e as të mos e votoni këtë gjykatë, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm për vendimet që i marrim dhe secili le të mbajë përgjegjësi për votën e vet, ashtu siç është zotuar para qytetarëve kur e ka kërkuar besimin e tyre.

Por, e di që një parim i drejtësisë thotë: Më mirë është 100 fajtorë në liri, sesa një i pafajshëm në burg…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera