Lajme

Musliu e Kusari-Lila përplasen për ish-këshilltarin e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 19 November 2020

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka adresuar kritika ndaj deputetëve të Kuvendit duke thënë se ata po e keqpërdorin diasporën.

Gjatë fjalimit në Kuvend, deputetja e partisë opozitare akuzoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se mori për këshilltar një kinez, duke aluduar në ish-këshilltarin e tij Tienmu Ma, derisa shtoi se ka djem të shkolluar në Kosovë.

“Aq shumë është banalizuar diaspora sot sa që Kurti nuk pati mundësi ta gjejë një djalë të shkolluar ta bëjë këshilltar, por i doli radhë një kinezi të bëhet këshilltar i Albin Kurtit”, ka thënë Musliu.

-Advertisement-

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Mimoza Kusari Lila nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila akuzoi kolegen e saj nga radhët e PDK-së për racizëm.

“Nuk është mirë që në emër të diasporës të bëhet deklaratë raciste. Këshilltari i Albinit nuk është kinez, por shtetas amerikan. SHBA është një vend ku ka përfaqësues të krejt botës apo një kazan i përzier ku ka ë gjitha racat dhe kombësitë”, ka thënë Kusari Lila.

E Musliu reagoi ndaj Kusari-Lila duke thënë se asnjëherë nuk bën deklarata raciste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera