Musliu: Duhet të mobilizohemi në të gjitha mënyrat që Lista Serbe mos të futet më në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 06 October 2023
Ditë më parë, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka thënë se nëse jo KQZ e Kushtetuesja, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të mobilizohen, e të mos e lejojnë Listën Serbe të futet në Kuvend.
Krejt, kjo deklaratë e saj erdhi pas sulmit në veri, ku përgjegjësinë për këtë sulm e mori tashmë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
Ajo, ka thënë se Lista Serbe e mbështet terrorizmin dhe agresionin ndaj Kosovës.
Ndërsa, ka folur edhe për kërkesën e saj karshi kësaj partie.
“Unë mendoj se duhet të mobilizohemi në të gjitha mënyrat që Lista Serbe mos të futet më në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë pres që këto ditë Qeveria e Republikës së Kosovës njëjtë siç ka bërë edhe me organizata të tjera kriminale në Serbi që i ka shpallur organizata kriminale. Unë mendoj se duhet të veprohet njëjtë dhe të kërkoj që ti propozoj organeve të drejtësisë që Listën Serbe ta shpallë një organizatë e cila mbështet terrorizmin dhe nuk ka të drejtë të futet në Kuvend sepse nuk ka asnjë kuptim më që në këto ulëse të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ulet Lista Serbe e cila shpallë tri ditë zie për terroristët të cilët vranë policin Afrim Bunjaku dhe destabilizuan komplet vendin”, ka thënë Musliu për FrontOnline.
Por, se a ka mbështetjen e deputetëve të tjerë për këtë kërkesë.
“Nuk kam biseduar me deputetë por ne kemi precedane kur deputetët janë organizuar dhe i kanë penguar deputetët e tjerë për të hyrë në sallë. Vet fakti që ju e dini se disa herë Lëvizja Vetëvendosje kur ishte në opozitë na i ka mbyllë dyert e Kuvendit saqë ka ardhë edhe deri të grushtimi i ambasadores amerikane atëherë. Unë mendoj që me pak vullnet edhe me pak organizim, nëse jo organet e drejtësisë gjithmonë po them si deputet mund të iu pamundësojmë pjesëmarrjen në seancë”, ka shtuar ajo.
E, pyetur se a do t’iu mbyllen edhe këta dyert Listës Serbe, Musliu ka dhënë këtë përgjigje.
“Normal se ne nuk do t’i prangosim se nuk është roli jonë ai, por mund t’ua pamundësojmë hyrjen në Kuvend. Me një organizim shumë të thjeshtë mund t’i pamundësohet, vetëm duhet me pas vullnet edhe gatishmëri”, është shprehur Musliu.
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...