Lajme

Musliu: Drenica e Adem Jasharit dhe e Hashim Thaçit, sot e tha fjalën e vet, kur Drenica ngrihet në këmbë fitorja është e garantuar

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 16 January 2025

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimete Musliu pas tubimit zgjedhor në Skenderaj ka thënë se kur Drenica ngrihet në këmbë, fitorja është e garantuar, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, tutje është shprehur se PDK-ja në shkurt të 2025 do të e merr timonin në duar për të e nxjerr Kosovën në dritë.

“Drenica e Adem Jasharit dhe e Hashim Thaçit, sot e tha fjalën e vet. Për Kosovën me dinjitet, për Partinë Demokratike, për Bedri Hamzën kryeministër më të bashkuar se kurrë. E kur ngrihet në këmbë Drenica, fitorja është e garantuar. Me gjak e çliruam nga ata që e robëruan, me votë qytetare do ta mbrojmë nga ata që e morën peng e izoluan dhe e poshtruan tash e pesë vjet. Në shkurt 2025 Partia Demokratike e Kosovës do ta merr timonin në duar për ta nxjerrë Kosovën në dritë. Jemi të dëshmuar. Jemi Kosova”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Ndryshe Ganimete Musliu më zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon për deputete me mumrin 12 mha PDK-ja./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera