Lajme

Musliu dorëzon padinë ndaj Pecit: Ai gënjeu dhe mashtroi, do të japë llogari në gjyq

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 30 December 2021

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e dorëzoi padinë ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për siç tha ajo, shpifje dhe akuza ndaj imazhit të saj.

Musliu tha para mediave se Peci ka gënjyer dhe mashtruar dhe për këtë do të përballet në gjyq.

“Unë sapo e kam dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore. Faton Peci do të ballafaqohet me mua në gjyq për shpifet e tij të ulëta me qëllim të dëmtimit të imazhit si deputete dhe përfaqësuese e popullit në Kuvend”, tha ajo.

-Advertisement-

Musliu e akuzoi Pecin se i ka gënjyer bujqit dhe fermerët dhe për këtë shkak siç tha ajo, e pengoi adresimin e çështjes së ngritur në komision.

“Fakti se unë kam ushtruar dhe do ta ushtroj detyrën time si deputete, me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve në këtë rast bujqve dhe fermerëve të cilët i ka gënjyer dhe mashtruar, atij i ka penguar adresimi i çështjes që unë e kam ngritur dhe në mungesë të fakteve ai degradon me akuza të ulëta ndaj meje dhe PDK-së. Sidoqoftë, për shpifjet e tij siç e keni parë në komision, ai dot japë llogari në gjyq dhe unë nuk do të lejoj në asnjë formë që ai t’i shpëtoj dënimit të merituar”.

“Nuk do të lejoj që jo Peci, por asnjë ministër dhe askush tjetër të ma ndaloj që të adresoj çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. E kam ngritur vazhdimisht çështjen në fjalë. Peci i ka gënjyer bujqit, rreth një mijë prej tyre që kanë aplikuar për të fituar grante dhe ai ka bërë anulimin e thirrjes. Kur bëhet një gjë e tillë duhet të bëhet shpallja publike, ai e ka fshehur vendimin duke e ditur që do të përballet me fermerët. E ka ndryshuar datën e publikimit dhe duke e bërë datën ekuivalente me atë të vendimit. Anulimi i vendimit është shpallur më 7 dhjetor, pas reagimeve të mija ai e ka ndryshuar datën dhe e ka bërë më 30 korrik. Kjo është arsyeja pse ne sot jemi këtu. Kam ngritu padi për akuza e sojit të tillë”, tha Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera