Lajme

Musk: Nëse Trump arrestohet, do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 18 March 2023

Manjati Elon Musk tha se nëse sh-presidenti amerikan Donald Trump arrestohet, ai do të fitojë zgjedhjet në SHBA.

Pronari i ri i “Twitter” ka shkruar se “nëse ndodh arrestimi, Trump do të fitojë me shumicë”.

Trump njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se do të arrestohet të martën, pasi prokurori i Nju Jorkut po mendon ta padisë në rastin e dhënies së parave për gratë që pretendonin se kishin marrëdhënie seksuale me të, në mënyrë që ato të mos dalin publikisht për këtë.

-Advertisement-

Sot në mëngjes, Trump njoftoi në Truth Social se “rrjedhjet e paligjshme” të informacionit nga zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan tregojnë se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti amerikan do të arrestohet të martën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera