Musk ia këputë internetin Ukrainës, thotë se i kushton shumë

Autori: Gazeta inFokus
18:46 | 14 October 2022
Kompania e raketave SpaceX e Elon Musk nuk mund të financojë pafundësisht shërbimin e saj të internetit Starlink në Ukrainë, i cili ka ndihmuar civilët dhe ushtrinë e vendit të qëndrojnë online gjatë luftës me Rusinë.
“SpaceX nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar *dhe* të dërgojë disa mijëra terminale të tjera që kanë përdorim të të dhënave deri në 100x më të madh se familjet e zakonshme. Kjo është e paarsyeshme”, shkroi Musk në Twitter.
“Ne gjithashtu na është dashur të mbrohemi kundër sulmeve kibernetike dhe bllokimeve, të cilat po bëhen më të vështira”, shtoi ai.
Elon Musk i ka kërkuar departamentit të mbrojtjes amerikane që të marrë përsipër financimin për rrjetin e tij satelitor Starlink, ka thënë një zyrtar amerikan për AP.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se çështja është diskutuar në takime dhe liderët e lartë janë duke e shqyrtuar këtë çështje, pa vendime ende të marra.
Rrjeti i më shumë se 2,200 satelitëve me orbita të ulëta ka ofruar internet me brez të gjerë për më shumë se 150,000 stacione tokësore të Ukrainës. Musk postoi në Tëitter se i kushtonte 20 milionë dollarë në muaj për të mbështetur nevojat e komunikimit të Ukrainës. /abcnews.al

Të tjera
-
29 pozita në qeveri me Ushtrues Detyre
Hiç më pak se 29 pozita në kuadër të Qeverisë së Kosovës po funksionojnë me u...
-
Sveçla: Ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
Sot për herë të 30 ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Repub...
-
Abdixhiku pozon me yjet e Kosovës, Zhegrovën dhe Rrahmanin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pozuar përkrah...
-
“Unë jam kanë për me e votu Albulenën – ju kam thanë këta krejt të njejtë janë,unë nuk votoj msheft”, thotë Bekë Berisha
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se...
-
Greqi: Shqiptari bëhet shpëtimtari i dy fëmijëve që po mbyteshin në lumë
Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero pasi shpëtoi dy adoleshentë të...
-
Bulliqi për autostradën Prishtinë – Podujevë: Ka pas neglizhencë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për vonesën në për...
-
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është shprehur skeptike se ...
-
Vuçiq në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë...
-
Vuçiq nga Odesa: E falënderova Zelenskyn që nuk ftoi përfaqësues të Kosovës në Samit
Në Samitin e Ukrainë – Evropë Juglindore në Odesa, Presidenti serb Aleksandër...
-
Kurti në pritjen e organizuar në prag të Ditës së Çlirimit: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
Në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot u mbajt pritje e organizuar nga ...
-
Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun
Ekskluzivisht në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir ...
-
Haziri me kritika për PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me mënyrën si po e trajtojnë krizën politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar PDK-...