Lajme

Mushkolaj: Qeveria që varet nga Lista Serbe, nuk është e duhura

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 28 June 2017

Analisti Imer Mushkolaj, duke folur për formimin e Qeverisë së re nga ana e koalicionit fitues të këtyre zgjedhjeve, ka theksuar për Telegrafin se është shumë e rëndësishme se çfarë ekzekutivi do të formojë koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN.

Ai ka thënë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj edhe mund t’i sigurojë numrat, sa për një shumicë të thjeshtë.

“Por, shumë më e rëndësishme është të dihet, se a mund ta krijojë PAN-i Qeverinë dhe çfarë qeverie do ta krijojë. Një shumicë e thjeshtë, e varur nga Lista Serbe, rrjedhimisht Beogradi, nuk është zgjidhje e duhur”, i tha Mushkolaj Telegrafit.

-Advertisement-

Ai më tutje ka theksuar se “vendit i duhet një qeveri stabile, që të mund të marrë vendime të rëndësishme dhe të rënda”.

“Andaj, nëse PAN dështon, duhet ofruar rastin shumicës së krijuar. Aventurat, veç për përmbushje të egove personale, janë të rrezikshme”, ka thënë Mushkolaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera